Showbiz

Fondacioni i Beyonceit jep donacione për bizneset afro-amerikane

Fondacioni i Beyonceit jep donacione për bizneset afro-amerikane

Organizata BeyGOOD e Beyonceit është bashkuar me Asociacionin për përparimin e afro-amerikanëve (NAACP), për t’i ndihmuar bizneset që po vuajnë si pasojë e pandemisë së koronavirusit, duke dhënë grante prej 10.000 dollarëve.

Në një deklaratë në faqen e internetit të NAACP, shkruan: “Këto grante do t’u ofrohen bizneseve të vogla të afro amerikanëve, në mënyrë që të mos i humbin ato në këto kohë të vështira. NAACP krenohet që të bashkohet me BeyGOOD për t’i ndihmuar pronarët e bizneseve të vogla, që janë duke kaluar nëpër sfida të mëdha për shkak të krizës shëndetësore dhe sociale në SHBA, shkruan FemaleFirst.