Showbiz

Iggy Azalea e ka zbuluar emrin e djalit të saj

Iggy Azalea e ka zbuluar emrin e djalit të saj

Ylli i hitit “Fancy”, Iggy Azalea, e ka zbuluar dhe një detaj të ri për djalin e saj, një muaj pasi e bëri publik lajmin se e ka sjellë në jetë një fëmijë, në fshehtësi të plotë.

Përmes një postimi të fundit në Instagram, ajo e ndau një video ku dëgjohet duke biseduar me foshnjën e saj, dhe kështu e bëri të ditur emrin e djalit, që është Onyx, transmeton Koha.