Showbiz

Leonardo DiCaprio, karriera filmike, angazhimet në bamirësi dhe jeta personale

 

Në kuadër të rubrikës “Në Fokus” të edicionit të kaluar të emisionit “Nëpër Film”, u prezantua biografia e yllit të kinematografisw, Leonardo DiCaprio.

DiCaprio është një aktor i njohur për rolet e tij origjinale dhe të veçanta. Karrierën e ka filluar në televizion para se të angazhohej nëpër projektet filmike, ndërsa nominimin e parë Oscar aktori e kishte fituar në vitin 1993 me filmin “What's Eating Gilbert Grape”. Katër vjet më vonë, DiCaprio u angazhuar ta luajë rolin protagonist në dramën rekord thyese “Titanic”, i cili ia ndryshoi jetën përgjithmonë, duke e shndërruar në yll të kinematografisë botërore.