Showbiz

Grupi “3 Doors Down” do ta lansojë këngën e parë në pesë vjetët e fundit

Grupi “3 Doors Down” do ta lansojë këngën e parë në pesë vjetët e fundit

Grupi i njohur i muzikës rok, “3 Doors Down”, ka bërë të ditur se së shpejti do ta lansojnë këngën e tyre të parë pas një pauze pothuajse pesë vjeçare.

Me titull “Wicked Man”, kënga e re e cila pritet të publikohet në fund të këtij muaji, e shënon projektin e parë muzikor të bendit nga Mississippi, prej lansimit të albumit të tyre të gjashtë të incizuar në studio, “Us And The Night”, i cili ishte publikuar në mars të vitit 2016, transmeton Koha.