Showbiz

“The Ellen DeGeneres Show” po hetohet nga “WarnerMedia”

 

Shou më i shikuar në Amerikë, “The Ellen DeGeneres Show”, është duke u hetuar nga “Warner Media” pas spekulimeve për një ambient toksik të punës në këtë emision.

Një punëtor aktual dhe dhjetë ish-punëtorë të emisionit ditorë, i cili prezantohet nga aktorja komike Ellen DeGeneres, së fundmi kanë folur hapur rreth sfidave të punës në këtë shou, si dhe i kanë akuzuar tre producentët ekzekutiv të tij, Ed Glavin, Mary Connelly dhe Andy Lassner, për bulizëm, transmeton Koha.