Showbiz

Instagrami censuron postimin e Madonës për COVID-19

Instagrami censuron postimin e Madonës për COVID-19

Rrjeti social Instagram censuroi superyllin amerikan Madonna, për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me ilaçin e pretenduar për Covid-19, pasi ajo ndau klipet e një videoje në Twitter. Në njoftim, këngëtarja, e cila ndiqet nga 15.4 milionë njerëz, pohoi se vaksina e testuar është në dispozicion për muaj të tërë, por ajo po mbahet sekret “në mënyrë që të pasurit të bëhen edhe më të pasur dhe të varfrit dhe të sëmurët të bëhen edhe më të varfër e më të sëmurë”.

Ajo shtoi një video të mjekut amerikan, Stella Immanuel, duke lavdëruar hidroksiklorurinën si një kurë mrekullie për koronavirus. Veprimi i hidroksiklorurinës, një ilaç antimalarial, nuk është treguar se është efektiv kundër Covid-19. “Ne e hoqëm videon për shkak të pretendimeve të rreme për ilaçet Covid-19 dhe metodat e parandalimit”, tha një zëdhënës i Facebookut, që zotëron Instagramin.