Showbiz

Saldana kërkon falje për rolin e Nina Simones

Saldana kërkon falje për rolin e Nina Simones

Aktorja Zoe Saldana ka kërkuar falje që ka luajtur në rolin e Nina Simone në një film biografik të vitit 2016, i cili u kritikua shumë.

Ylli i Marvelit, e cila ka prejardhje domenikane e puertorikane, vendosi një hundë protezë dhe përdori grim me ngjyrë të errët për rolin e saj. Trashëgimtari i Simones refuzoi ta miratojë filmin, kurse vajza e këngëtares vuri në pikëpyetje trupën e zgjedhur Në një intervistë të fundit, e cila u transmetua live në Instagram, Saldana tha: “Nuk do të duhej ta luaja Ninën kurrë. Do të duhej të bëja çdo gjë me të gjithë fuqinë që kisha me avantazhet që gëzoja para 10 vjetëve, të cilat ishin avantazhe të tjera, por megjithatë kisha avantazhe.