Showbiz

Dua Lipa rikthehet në zeshkane dhe shkëlqen

Dua Lipa rikthehet në zeshkane dhe shkëlqen

Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që po thyen rekorde të njëpasnjëshme në botë. Fjalën e kemi për Dua Lipën, e cila gjithmonë na ka bërë krenarë. Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, duke publikuar kështu imazhe nga më të ndryshmet nga përditshmëria e saj.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja shqiptare ka lënë “gojëhapur” fansat me paraqitjen e fundit. E kthyer në zeshkane, Dua është parë me plot stil, ndërsa mbante të veshur një bluzë dhe pantallona të shkurtra të të njëjtit dizajn. Po ashtu në të njëjtin imazh është parë edhe qeni i saj, të cilin ajo dhe Anwar e kanë adaptuar.