Showbiz

Dua Lipa në mesin e fituesve të ceremonisë “MTV Video Music Award 2020”

Foto: AP
Foto: AP
 

Ylli i muzikës, Lady Gaga ishte fituesja e madhe e ceremonisë së sivjetme “MTV VMAs 2020” e cila u mbajt të dielën mbrëma, duke i fituar gjithsej pesë trofe.

Tri prej këtyre çmimeve, Gaga i ndau me pop yllin Ariana Grande për bashkëpunimin e tyre të suksesshëm, “Rain On Me”, transmeton Koha. Kënga arriti të triumfojë në kategori të tilla si: “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë” dhe “Kinematografia më e mirë”.