Showbiz

Jason Momoa një adhurues i zjarrtë i grupit “Metallica”

 

Aktori Jason Momoa e ndau me fansat e tij entuziazmin me ta pranuar një kopje të albumit më të ri të grupit “Metallica”.

“E kam pranuar një dhuratë speciale me postë dhe dua ta ndajë atë me të gjithë ju. Ky album i ri i bendit ‘Metallica’ i ka të gjitha. Është vërtetë i mahnitshëm”, ka deklaruar ylli i filmave “Aquaman” përmes postimit të tij në Instagram, me ç’rast i ofroi pamjet e para të albumit “S&M2” i cili i përmban katër LP, dy CD dhe një dokumentar të performancave të bendit të realizuara në vitin 2019, së bashku me Orkestrën Simfonike të San Franciscos.