Showbiz

Dalin pamjet e skenave të rrezikshme të Tom Cruiseit për filmin “Mission Impossible 7”

Foto: Shutterstock
Foto: Shutterstock
 

Aktori Tom Cruise shquhet për faktin se i xhiron vet të gjitha skenat e rrezikshme në filmat e tij “Mission Impossible”. Para pak kohësh u bë i ditur lajmi se aktori 58-vjeçarë ka treguar edhe një herë tjetër se nuk ka misione të pamundura për të, duke u hedhur nga 150 metra lartësi me një motor, gjatë xhirimeve të filmit të radhës.

Dhe tani janë publikuar pamjet nga xhirimet e këtyre skenave të rrezikshme dhe plot adrenalinë, të cilët siç duket Cruise i përballon me shumë lehtësi dhe profesionalizëm, transmeton Koha.