Showbiz

Alicia Keys gati ia kishte dhënë Christina Aguileras këngën e saj “If I Ain't Got You”

Alicia Keys gati ia kishte dhënë Christina Aguileras këngën e saj “If I Ain't Got You”

Këngëtarja 39-vjeçare, Alicia Keys, e ka zbuluar së fundmi se me ta shkruar këngën “If I Ain’t Got You”, fillimisht kishte menduar t’ia jap atë Christina Aguileras, por më pas ishte bindur ta interpretojë vet këngën e cila u shndërrua në një prej hiteve më të njohura, që e definon karrierën e saj muzikore, transmeton Koha.

Për portalin “Stereogum”, Keys tha: “Christina më kontaktoi dhe më pyeti nëse mund t'ia shkruaja një këngë. Me ta dëgjuar zërin e saj të fuqishëm, u mahnita dhe e dija se mund ta shkruaja ndonjë këngë të jashtëzakonshme për të. Por, koha kaloi dhe unë nuk e kisha përmbushur premtimin tim ende. Kur labeli muzikor më pyeti nëse kisha diçka gati për Christinan, mu kujtua se së fundmi e kisha përfunduar këngën 'If I Ain't Got You'. Kështu më lindi ideja që t’ia dërgoja asaj këtë këngë, por studioja incizuese A&R me të cilën unë bashkëpunoja më ndaloi. Ata më thanë se kjo ishte një çmenduri dhe se këngën duhej ta këndoja unë.”