Showbiz

Eddie Redmayne konfirmon rifillimin e xhirimeve të filmit të tretë “Fantastic Beasts”

Eddie Redmayne konfirmon rifillimin e xhirimeve të filmit të tretë “Fantastic Beasts”

Puna rreth vazhdimit të ri në serinë e filmave “Fantastic Beasts”, që zë vend në botën fantastike të magjistarëve ishte pezulluar në vitin 2019, si pasojë e situatës së pasigurt dhe për shkak se ky projekt do të jetë shumë më i madh së vazhdimi i parë dhe i dytë, dhe kështu regjisori dhe producentët e këtij filmi nuk kanë dashur ta nxitojnë atë.

Kështu kishte bërë të ditur aktori Dan Fogler, i cili e portretizon Jacob Kowalskin në filmat që kthehen prapa në kohë, para historisë së trajtuar në filmat “Harry Potter”. Sipas Folgerit, synimi i tyre ishte që t’i rifillojnë xhirimet në vjeshtë të vitit 2020,transmeton Koha.