Showbiz

Gashi dhe Sting do të interpretojnë në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”

Gashi dhe Sting do të interpretojnë në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”

Këngëtari me prejardhje kosovare i cili karrierën muzikore po e zhvillon në ShBA, Gashi e ka bërë të ditur lajmin se do të jetë i ftuar për të performuar në shoun e njohur, “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Këtë lajm Gashi e konfirmoi përmes një postimi në Instagramin e tij, me ç’rast i informoi fansat se kjo do të jetë paraqitja e tij e dytë në një prej emisioneve më të shikuara në Amerikë, dhe se kësaj radhe skenën do ta ndajë me legjendën e muzikës dhe idhullin e tij, Sting, transmeton Koha.