Showbiz

Clooney “turpërohet” me dënimin për vrasjen e Breonnas

Clooney “turpërohet” me dënimin për vrasjen e Breonnas

George Clooney iu është bashkuar yjeve të tjerë duke kundërshtuar vendimin për ta dënuar vetëm njërin nga zyrtarët policorë të përfshirë në sulmin fatal të Breonna Taylorit. Teknikja e spitalit, Taylor, 26- vjeçare, ishte qëlluar disa herë kur policët kishin bastisur shtëpinë e saj në Louisville, Kentucky, në mars.

Clooney, bashkëqytetar i Kentuckyt, ka thënë se është “i turpëruar” nga vendimi për ta dënuar Brett Hankison, jo për vdekjen e Taylorit, por për “rrezikim të papërmbajtur”. Aktorët Viola Davis dhe Jeffrey Wright kanë shprehur gjithashtu frustrimin e tyre.