Showbiz

Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara e kanë mirëpritur në jetë fëmijën e parë

Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara e kanë mirëpritur në jetë fëmijën e parë
Foto: Getty Images

]Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara, besohet se janë bërë prindër për herë të parë, dhe foshnjën e kanë pagëzuar me emrin e vëllait të ndjerë të aktorit.

Sipas regjisorit Viktor Kossakovsky, Phoenix nuk kishte arritur ta promovojë filmin e tij të fundit, “Gunda” ku ai shërben si producent ekzekutiv, pasi që çifti i njohur i showbizit e ka mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë të quajtur River Phoenix, sipas vëllait të ndjerë të yllit kinematografik, i cili vdiq nga mbidoza me droga në vitin 1993. Ai ishte vetëm 23-vjeçar.