Showbiz

Elsa Hosk në pritje të fëmijës së parë

Elsa Hosk në pritje të fëmijës së parë

Modelja e njohur si një prej engjëjve të “Victoria’s Secret”, Elsa Hosk, e ka bërë të ditur lajmin se është në pritje të fëmijës së parë.

Bukuroshja Hosk po ndihet shumë e emocionuar dhe fatlume që është shtatzënë, dhe së shpejti do e sjellë në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin Tom Daly, transmeton Koha.

Lajmin e gëzuar e bërë publik përmes postimit të një fotografie në Instagram ku ajo shihet duke e ledhatuat barkun e fryrë, dhe poshtë saj ka shkruar: “E kam mbajtur sekret për ca kohë këtë engjëll të vogël që po rritet brenda meje. Jam tejet e emocionuar dhe me fat që do të bëhem me fëmijë, dhe do e fillojë një kapitull të ri të jetës me burrin e ëndrrave të mia. Kaluan katër muajt e parë të shtatzënisë”.