Showbiz

Jennifer Aniston ka menduar të pensionohet

Jennifer Aniston ka menduar të pensionohet
Foto: FilmMagic

Ylli i serisë “Friends”, Jennifer Aniston, e ka pranuar se gjatë vjetëve të fundit ka pasur kohë kur ka menduar të heqë dorë nga puna si aktore, transmeton Koha.

Në një intervistë të fundit Aniston citohet të ketë thënë: “Më duhet të them se këto dy vjetët e fundit, më ka shkuar mendja të pensionohem. Një gjë e tillë nuk më ka ndodhur kurrë gjatë karrierës sime filmike. Një projekt më ndryshe i papërgatitur më ngarkoi shpirtërisht, dhe më kujtohet se në ato momente po mendoja ‘nuk e di nëse kjo punë më intereson më’.”