Showbiz

Serena Williams hijeshon ballinën e revistës “Vogue”

 

Serena Williams është një fituese e padiskutueshme, teksa e hijeshon ballinën e numrit më të ri të revistës “Vogue” në Britani të Madhe.

Kampionia amerikane e tenisit në ballinën e numrit të ardhshëm të revistës prestigjioze, shfaqet e veshur me fustan të bardhë në pozë mjaft atraktive, ndërsa brenda revistës ikonike të modës përfshihet edhe një intervistë e Williamsit, dhe disa fotografi tjera të realizuar në Londër.