Showbiz

Meghan Trainor rastësisht e zbuloi gjininë e foshnjës së saj

Meghan Trainor rastësisht e zbuloi gjininë e foshnjës së saj

Këngëtarja e njohur Meghan Trainor, aksidentalisht e zbuloi gjininë e foshnjës së saj, duke bërë të ditur se ajo dhe bashkëshorti, Daryl Sabara, janë në pritje të një djali.

Duke folur për portalin “Extra”, këngëtarja rastësisht tha: “Foshnja tashmë ka filluar të gjuaj me shqelma. Kjo ishte një prej eksperiencave më të mira për mua sepse në fillim të shtatzënisë nuk e ndjeja shumë brenda barkut, derisa tani ai ka filluar të lëviz më shumë dhe kjo po më bënë të ndjehem mirë. Epo, aksidentalisht e zbulova edhe gjininë e tij. Ai është djalë. Më është dashur ta fsheh këtë gjë për shumë kohë dhe e dija se nuk do të mund të durohem deri në fund të shtatzënisë”, ka deklaruar Trainor.