Showbiz

“Ma Rainey’s Black Bottom” projekti i fundit i aktorit të ndjerë Chadwick Boseman

“Ma Rainey’s Black Bottom” projekti i fundit i aktorit të ndjerë Chadwick Boseman
Foto: Getty Images

Platforma Netflix e ka ndarë me publikun sekuencat e para të filmit të fundit të aktorit të ndjerë, Chadwick Boseman, me titull “Ma Rainey’s Black Bottom”.

Ylli i njohur vdiq në gusht të këtij viti në moshën 43-vjeçare, pas një beteje katër vjeçare me kancerin. Lajmi për vdekjen e aktorit ishte konfirmuar nga familja e tij, të cilët po ashtu treguan se filmat e tij të fundit, “Marshall”, “Da 5 Bloods”, “Ma Rainey’s Black Bottom” dhe disa projekte tjera, janë xhiruar gjatë kohës sa Boseman po përballej me sëmundjen vdekjeprurëse, duke iu nënshtruar një sërë operacionesh dhe trajtimesh me kimioterapi, transmeton Koha.