Showbiz

Gwen Stefani mezi pret ta ndajë muzikën e re me fansat e saj

Gwen Stefani mezi pret ta ndajë muzikën e re me fansat e saj

Këngëtarja e njohur amerikane, Gwen Stefani, ka deklaruar që mezi po pret ta ndajë muzikën e saj me gjithë adhuruesit, duke premtuar se këngët e reja do t’i lansojë së shpejti.

Ylli 51-vjeçar gjatë karantinës ka qenë mjaft e zënë duke punuar në realizimin e projekteve të reja, si dhe e pranon se ka qenë një proces mjaft terapeutik për të, në tejkalimin e situatës së shkaktuar nga pandemia.