Showbiz

Pandemia detyron Dua Lipën ta shtyjë turneun evropian

Pandemia detyron Dua Lipën ta shtyjë turneun evropian

Dua Lipa ka konfirmuar se ka shtyrë turneun e saj evropian, shkaku i situatës me koronavirus.

“Me zemër të rënduar do të shtyjë turneun tim evropian për në shtator dhe tetor 2021. Kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paprecedentë dhe të ndryshueshme dhe është e qartë se është e pamundur të mbajmë turneun në janar dhe shkurt”, ka shkruar Lipa në rrjetet sociale.