Showbiz

“Small Axe” dhe regjisori më ngazëllues i ditëve të sotme

“Small Axe” dhe regjisori më ngazëllues i ditëve të sotme

Rrallëherë një film politik ia del që shikuesin ta bëjë të vallëzojë, por kjo ndodh vazhdimisht të seria e filmave “Small Axe” e Steve McQueen. Pesë filmat e pavarur janë të lidhur vetëm nga një subjekt i jashtëm, komuniteti indian perëndimor në Britani nga viti 1960 dhe 1980, dhe nga puna artistike e veçantë e McQueen. Shumica janë të bazuara në fakte historike, të mbushura me komente sociale për drejtësi racore që janë më relevante se asnjëherë më parë. Dhe ashtu siç bëjnë pak filma, ata na marrin brenda aksionit, në mes të skenave të vallëzimit, protestave në rrugë dhe në jetët e njerëzve të zakonshëm, por të paharrueshëm. Ato vënë në pah fuqinë e McQueens, nga fillimet e tij si një artist vizual, te realizimi i filmave për racizmin e pamohueshëm përfshirë “Hunger” dhe “12 Years a Slave”. Me “Small Axe”, ai del si regjisori më ngazëllues i ditëve të sotme.

Njëra nga tri pjesët që është shfaqur në Festivalin e Filmit në New York është e dallueshmja “Mangrove”, – e cila po ashtu do të bëjë hapjen e Festivalit të Filmit në Londër – ngjitësja, shpërfaqësja e ngacmimeve të policisë ndaj një pronari të një restoranti dhe mbështetësve të tij në lëvizjen “Black Power” të vitit 1960.