Showbiz

Selena preferon të dashur gazmor, jo arrogant

Selena preferon të dashur gazmor, jo arrogant

Këngëtarja e njohur, Selena Gomez, është mjaft e pëlqyer nga audienca e gjerë. Jeta e saj personale shpesh komentohet në faqet e showbizit, por këngëtarja nuk ka dëshirë të jetë me dikë në lidhje dashurie. Ajo ka deklaruar se ndihet mirë pa të dashur, vite pasi u nda nga Justin Bieber.

28-vjeçarja e cila ishte në lidhje me Justin Bieber e më pas me The Weekns, thotë se është duke kërkuar një person që e bën të qeshë, e jo dikë arrogant. “Qesharak bën për mua. Më pëlqejnë meshkujt edhe që kanë vetëbesim. Nuk më pëlqejnë ata me arrogancë”, është shprehur ajo.