Showbiz

Allen dëshiron fëmijë me bashkëshortin e ri

Allen dëshiron fëmijë me bashkëshortin e ri

Këngëtarja Lily Allen ka pranuar se dëshiron të ketë fëmijë me bashkëshortin e ri, David Harbour. 35-vjeçarja që ka dy vajza me ish-bashkëshortin Sam Cooper, po shijon jetën e re martesore. Pasi u kurorëzua me aktorin e serisë ‘Stranger Things”, Lily ka thënë se do të ishte e lumtur të zgjeronte familjen e saj edhe më shumë.

“Mendoj se do ta zgjeroj. Sidomos tani kur vajza e madhe është rritur. Më pëlqen që të kem bebe përreth dhe më mungon atmosfera që sjellin në shtëpi”, ka thënë këngëtarja për revistën “The Sunday Times Style”.