Showbiz

Kanye West kërcënon gruan e tij me zbulimin e të gjitha sekreteve të saj

Kanye West kërcënon gruan e tij me zbulimin e të gjitha sekreteve të saj
Foto: Reuters

Kim Kardashian dhe Kanye West janë ende të martuar, por duket se divorci është i pashmangshëm. Në fakt, Kim ka folur vazhdimisht se ajo ende e do burrin e saj me sëmundje bipolare, por ai padyshim që nuk kultivon të njëjtën dashuri dhe mirëkuptim për të. Kështu që përmes Twitter në statusin “shpërthyes”, të cilin ai e fshiu përfundimisht, ai kërcënoi të dilte me disa sekrete që familja Kardashian po i fsheh nëse vazhdojnë të përpiqen ta fusin në një çmenduri.

Reperi amerikan është i shqetësuar se gruaja e tij po përpiqet ta shtrojë në spital pa lejen e tij dhe ka paralajmëruar se do të lëshojë të gjitha informacionet private në lidhje me familjen e saj të famshme në një përpjekje për ta ndaluar nga plani i saj, transmeton TCH.