Showbiz

Kanye West voton për herë të parë, e voton vetveten

 

Reperi Kanye West e ka dhënë votën e tij të parë në zgjedhje presidenciale, dhe ka votuar për veten.

Muzikanti i lindur në Çikago e postoi një mesazh në Twitter ku shkruhej: “Zoti është i mirë. Sot po votoj për herë të parë në jetën time për President të Shteteve të Bashkuara, dhe vota ime shkon për personin të cilit i besoj plotësisht… unë”.