Showbiz

Kanye West shpenzoi nëntë milionë dollarë për 60 mijë vota

 

Kanye West është ndër kandidatët që humbi në zgjedhjet preseidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Reperi, i cili është i martuar me Kim Kardashian, mori gjithsej 60 mijë vota nga qytetarët në shtetet e Amerikës, shkruan Mirror, transmeton BW.

Edh pse dështoi në zgjedhjet e këtij viti, Kanye pretendon që ta provojë veten sërish edhe në vitin 2024. Sidoqoftë kësaj, ai për fushatën presidenciale ka shpenzuar rreth 9 milionë dollarë, përfshirë edhe vendosjen e emrit të tij në fletëvotim.