Showbiz

Lend Zeqiri sjell EP-n “Movin”

 

Lend Zeqiri është artisti i cili karrierën e tij e nisi me këngë të zhanrit “Trap” dhe të publikuara pa videoklip. Puna e tij u pëlqye nga të rinjtë shqiptarë dhe kështu ai vendosi që të lansoi bashkëpunimin e tij të parë me RON “Ciroc”.

Për “Top Koha Music” Lend prezantoi EP-n e fundit “Movin” të publikuar në YouTube. Tri këngë nga ky projekt janë lansuar vetëm me audio dhe dy të tjera priten të publikohen me videoklip.