Showbiz

Ava Max shqiptarja e dytë e nderuar në ceremoninë “Los40 Music Awards”

 

Dua Lipa nuk ishte këngëtarja e vetme me prejardhje shqiptare e cila triumfoi në edicionin e fundit të ceremonisë “Los40 Music Awards”, çmime që ndahen nga radiostacioni muzikor spanjoll “Los40”.

Derisa Lipa i ka fituar dy çmime kryesore në këtë ngjarje, atë “Albumi më i mirë ndërkombëtarë” dhe “Artistja më e mirë ndërkombëtare”, këngëtarja tjetër e suksesshme në botë, Ava Max, ka arritur po ashtu të shpërblehet në një kategori të rëndësishme të kësaj ceremonie. Ajo u nderua me çmimin “Videoklipi më i mirë” për projektin e saj “Tabu” të sjellë në bashkëpunim me artistin latin, Pablo Alboran.