Në prag të lansimit të albumit të tij të tretë, “Rrugës”, kantautori i njohur kosovar Shpat Deda e ka publikuar këngën dhe videoklipi i ri muzikor me titull “Instinktivisht”.
Kënga e re vjen me tekst dhe kompozim të vet këngëtarit, ndërsa aranzhmanet, produksioni dhe incizimet live janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin.
Videoklipi i cili është mjaft i veçantë dhe ndryshe nga klipet që jemi mësuar t’i shohim deri më tani, është punuar nga produksioni “Ravencity” në Prishtinë, me regji të Lulzim Luigj Bejtës.
“Rrugës” do të jetë albumi i tretë i Dedës, i realizuar përgjatë karrierës së tij mbi 10 vjeçare në muzikë, dhe vjen pas atyre “Molla e Parë” dhe “Shkëndijë”.