Showbiz

Ariana Grande është fejuar me të dashurin e ri Dalton Gomez

Ariana Grande është fejuar me të dashurin e ri Dalton Gomez
 

Festat e fundvitit i kanë sjellë një dhuratë të veçantë këngëtares së njohur, Ariana Grande, e cila të dielën e bëri publik lajmin se është fejuar me të dashurin, Dalton Gomez.

“Përgjithmonë dhe shumë më shumë,” kishte shkruar Grande në postimin e saj në Instagram, të shoqëruar me një fotografi ku shihet në përqafimin e Gomezit, dhe një tjetër foto të unazës së veçantë të fejesës e cila përveç diamantit e përmban edhe një perlë.