Showbiz

Bad Bunny fiton rol në filmin e ardhshëm “Bullet Train”

 

Reperi 26-vjeçar, Bad Bunny, e ka siguruar një rol filmik krahas yllit hollywoodian, Brad Pitt.

“Bullet Train” bazohet në romanin japonez “Maria Beetle”, të autorit Kotaro Isaka dhe e rrëfen historinë e disa anëtarëve të një grupi të fshehtë kriminel në Japoni, të cilët e gjejnë veten të ngërthyer në një situatë të rrezikshme, si pasojë e urdhrave kontradiktore.