Pas 47 vjetësh, “Ekzorcisti” kthehet me pjesën e dytë
Filmi i famshëm horror i vitit 1973, “Ekzorcisti”, me regji të William Friedkinit, do të kthehet me një pjesë të dytë. Kësaj radhe, regjia do të bëhet nga David Gordon Green.
Nuk dihen detajet mbi kastën e aktorëve dhe se kur do të nisin e xhirimet, pasi aktualisht regjisori është i zënë me sagën “Halloween”.
Edhe pse pritjet ishin të pakta në atë kohë, “Ekzorcisti” pati shumë sukses dhe ka grumbulluar 441 milionë dollarë në “box-office”, që përshtatur me kohët e sotme do të ishin 1.8 miliardë dollarë, shkruan a2news të premten.
Ndoshta, për këtë arsye, producentët kanë vendosur ta rikthejnë atë që konsiderohet si një nga filmat më të suksesshëm horror.