Aktorja Constance Wu solli në jetë fëmijën e parë, gjatë verës
Foto: AP/Associated Press
Ylli i filmit “Crazy Rich Asians”, Constance Wu dhe i dashuri i saj, Ryan Kattner, janë bërë prindër të një vajzë të vogël, e cila besohet se u lind gjatë verës së këtij viti.
Wu dhe Kattner janë shumë të emocionuar dhe të lumtur, me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.
“Ata janë shumë mirë dhe të pushtuar nga emocionet dhe lumturia,” citohet të ketë thënë një burim i afërt i dyshes, për E! News.
Constance Wu u bë e famshme anembanë botës, me rolin e saj në filmin shumë të suksesshëm të arkave filmike, “Crazy Rich Asians”, por ajo ka luajtur edhe në serinë shumë të pëlqyer nga publiku “Fresh Off the Boat”.