Showbiz

Dua Lipa thotë se testohet rregullisht për koronavirus

Fotot: Rolling Stone
 

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka thënë se po testohet rregullisht nëse është e prekur në koronavirus.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Rolling Stone”, këngëtarja e famshme botërore me prejardhje nga Kosova, ka folur për shumë projekte dhe plane të saj, duke thënë se nuk e kishte menduar se këngët e saj nga albumi “Future Nostalgia” do të bëheshin hite në kohën kur e gjithë bota ishte e karantinuar si pasojë e pandemisë.