Showbiz

Eda Ece, aktorja e serialeve të suksesshme

Eda Ece, aktorja e serialeve të suksesshme
 

Eda Ece është emër i njohur i ekranit. Ndonëse në moshë të re qe angazhuar në projekte të ndryshme televizive, suksesin e vërtetë e arriti me portretizimin e Jëlldëzit në serinë “Mollë e ndaluar”, rol i cili ia siguroi popullaritetin edhe jashtë kufijve të Turqisë.

Ece u lind në Stamboll më 20 qershor të vitit 1990. Studimet i ka mbaruar për psikologji derisa me artin qe lidhur edhe krahas angazhimeve të saj prej aktoreje. Ece kishte ndjekur një kurs mbi historinë e artit dhe kjo e mundësoi të gjente punë në një galeri arti në Stamboll.