Showbiz

Pasojat e Brexitit te muzikantët

Pasojat e Brexitit te muzikantët
 

Sipas rregullave të reja, performuesit britanikë duhet t’u binden rregullave të tjera nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat përfshijnë negociatat rreth vizave për muzikantët dhe lejet për pajisjet e tyre

Londër, 21 janar (AP) – Disa yje muzikore britanike, përfshirë Elton Johnin, Ed Sheeranin dhe dirigjentin Simon Rattle, kanë thënë se muzikantët kanë qenë “të lënë anash turpshëm” nga Qeveria britanike, e cila i ka shtrënguar që pas Brexitit të përballen me masat e reja rreth turneve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian.

Në një peticion të publikuar në gazetën “Times of London”, më shumë se 100 muzikantë, si Sting, Roger Waters nga grupi “Pink Floyd” dhe Roger Daltrey nga “The Who”, së bashku me udhëheqësit e institucioneve kryesore të arteve, kanë pretenduar se marrëveshja e re midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, që hyri në fuqi më 1 janar, ka “një zbrazëtirë ku duhet të jetë lëvizja e lirë e premtuar për muzikantët”.