Showbiz

Besohet se filmi “John Wick: Chapter 4” do të xhirohet këtë vit

Besohet se filmi “John Wick: Chapter 4” do të xhirohet këtë vit
Foto: AP/Associated Press
 

Aktori 78-vjeçar, Ian McShane, ka bërë të ditur se beson që filmi i ardhshëm i mbushur me skena aksion, “John Wick”, ku ai e luan rolin e Winstonit krahas yllit hollywoodian Keanu Reeves, do të xhirohet gjatë këtij viti, ani pse është shtyrë disa herë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

“Keanu dhe unë kemi shkëmbyer urime për Vitin e Ri, duke i thënë njëri-tjetrit se shpresojmë të shihemi këtë vit. E di që skenari i vazhdimit të katërt të filmit ‘John Wick’ është duke u shkruar, dhe po shpresojmë që ta xhirojmë atë gjatë vitit 2021. Megjithëse ishte lajmëruar se vazhdimi i katërt dhe i pestë i filmit të njohur aksion do të xhirohej në një njëjtën kohë, mbetet të shihet çfarë do të ndodhë. Studiot filmike bëjnë paralajmërime të ndryshme. Por nuk kam dyshime se dikur gjatë këtij viti, do të kemi mundësi t’i kthehemi xhirimeve të këtij projekti shumë të dashur për publikun”.