Showbiz

Adele e shënoi dhjetëvjetorin e lansimit të albumit “21”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Adele, ka reflektuar mbi albumit të saj të dytë muzikor me titull “21”, dhjetë vjet pas lansimit të tij.

“Kurrë nuk e kisha menduar! Gëzuar dhjetëvjetorin miku im. Është çmenduri fakti sa pak më kujtohet nga kjo përvojë, dhe si ndihesha para një dekade. Por ju falënderojë të gjithëve nga brendësia e zemrës, që më keni pranuar në jetët tuaja dhe më keni lejuar të jem kolonë zanore e disa momenteve të rëndësishme për ju”, kishte shkruar Adele në Instagramin e saj.