Showbiz

“Bounce” dhe planet e reja nga Bennito

 

Veçohet për energjinë e tij, e Berat Haskaj i njohur në skenë me emrin Bennito, po shijon suksesin e projektit të ri “Bounce” që e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin e zhanrit POP, Stinen.

Sikurse shumë të tjerë, edhe për Beratin koha e pandemisë përveç anës negative shkaku i izolimit, ka nxitur diçka të mirë e që për artistët është e domosdoshme, ai është Inspirimi.