Showbiz

Leonardo DiCaprio i shkruan letër Joe Bidenit

Leonardo DiCaprio i shkruan letër Joe Bidenit
Foto: AP/Associated Press
 

Leonardo DiCaprio i ka nënshkruar letër të hapur Presidentit të ri të Amerikës, Joe Biden duke e nxitur atë që ta konsiderojë si prioritet krizën klimatike.

Javën e kaluar, Presidenti Biden ktheu Shtetet e Bashkuara në Marrëveshjen e Parisit - një pakt ndërkombëtar për ta luftuar ndryshimin klimatik. Në vitin 2017, Donal Trump e kishte tërhequr Amerikën nga ajo marrëveshje.