Showbiz

Jane Fonda do të pranojë çmim special të karrierës në ceremoninë “Globi I Artë”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Aktorja veteran, Jane Fonda, do të nderohet me shpërblimin “Cecile B. DeMille”, i cili e nderon kontributin e saj në film, në edicionin e ardhshëm të ceremonisë shpërblyese “Globi I Artë”.

Karriera e larmishme e yllit 83-vjeçar do të vlerësohet në ngjarjen e përvitshme e cila zë vend më 28 shkurt të këtij viti, kur edhe do t’i dhurohet shpërblimi më i lartë gjatë ceremonisë glamuroze.