Showbiz

Pasi u deklarua transgjinor, Elliot Page po shkurorëzohet nga bashkëshortja

Pasi u deklarua transgjinor, Elliot Page po shkurorëzohet nga bashkëshortja
Foto: AP/Associated Press
 

Ylli i filmit “Juno”, Elliot Page, i cili së fundmi u deklarua publikisht si transgjinor, ka bërë kërkesë për shkurorëzim nga bashkëshortja Emma Portnmer, në gjykatën e lartë në Manhattan.

Page, i cili së fundmi luajti në serinë e Netflixit, “The Umbrella Academy”, u martua me koreografen dhe valltaren profesionale, Portner, në vitin 2018, pasi e kishte njoftuar atë përmes Instagramit.