Showbiz

Austri: Arrestohet reperi neo-nazist

Austri: Arrestohet reperi neo-nazist
Foto: EPA
 

Autoritetet austriake kanë arrestuar një reper të njohur si “Z. Bond”, që lansonte këngë anti-semitike dhe raciste, që janë të njohura në të djathtën ekstreme.

Policia në shtetin jugor të Carinthia tha se armët, një flamur ushtarak i epokës naziste dhe objekte të tjera naziste u sekuestruan në shtëpinë e 36-vjeçarit pas një hetimi të gjatë.