Showbiz

The Weeknd nuk do të ketë të ftuar special gjatë performancës së tij në “Superbowl”

 

Vetëm pak ditë kanë mbetur nga paraqitja e The Weeknd në “Super Bowl”, ndërkohë që këngëtari ka mohuar thashethemet se do të ketë të ftuar special në performancën e tij.

Fituesi i shumëfishtë i “Grammy Awards” do të ofrojë një përzierje të këngëve të tij më të mira për 20 minuta sa do të zgjasë pauza e lojës së madhe, shkruan Daily Mail.