Showbiz

Albumi i ardhshëm i Zara Larssonit i inspiruar nga muzika e grupit “ABBA”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Këngëtarja e njohur suedeze me famë botërore, Zara Larsson, ka bërë të ditur se muzika e albumit të saj të ardhshëm me titull, “Poster Girl”, është inspiruar nga grupi legjendarë i muzikës pop “ABBA”.

Ylli i hitit “WOW” pritet ta lansojë albumin e tretë të incizuar në studio, më 5 mars të këtij viti, dhe në një intervistë të fundit këngëtarja ka zbuluar se me muzikën e re, i ka përqafuar rrënjët e saj suedeze dhe ka gjetur inspirim nga artistët, muzikën e së cilëve e ka dëgjuar si fëmijë.