Showbiz

Rita Ora nuk do të rikthehet në jurinë e shout “The Masked Singer”

 

Këngëtarja e talentuar me prejardhje kosovare, Rita Ora, nuk do të kthehet në rolin e anëtares së jurisë në edicionin e ardhshëm të shout “The Masked Singer UK”.

Derisa shumë spekulojnë se Ora është përjashtuar nga ky shou si pasojë e kritikave të fundit që i ka marrë, për shkak të shkeljes së masave anti-COVID, raportohet se arsyeja e vërtetë e largimit të këngëtares dhe aktores së famshme vjen si rezultat i udhëtimit të saj drejt Australisë, për të shërbyer në panelin e jurisë së shout “The Voice of Australia”, dhe kështu orari i saj nuk është përshtatur me orarin e xhirimeve të emisionit, “The Masked Singer”, i cili vjen me sezonin e ri kah fundi i këtij viti.