Showbiz

Rita Ora shfaqet në ekranin e madh të New Yorkut me veshje kombëtare shqiptare

 

Rita Ora ka publikuar të premten videoklipin e këngës së saj më të re të titulluar “Bang” në bashkëpunim me reperin Imanbek.

Kënga është pritur shumë mirë sidomos nga fansat e saj shqiptarë për shkak të paraqitjes së saj në videoklip me veshje kombëtare shqiptare, të dizajnuara nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti.